Home Lajme Tahirsylaj: Deri të hënën do të ketë reshje shiu dhe bore

Tahirsylaj: Deri të hënën do të ketë reshje shiu dhe bore

1 min read
0
0
48
kujtesa

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka theksuar se deri të hënën pritet të ketë reshje shiu dhe bore.

Ai ka sqaruar për Telegrafin se vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me nje shkallë të lartë të lagështisë, të cilat vijnë nga pjesa verilindore e  rajonit, të cilat sipas tij, deri ditën e hënë të javës së ardhshme do të përcjellën me reshje shiu dhe bore të intensitetit të dobët.

“Ditën e martë do të ketë ndërprerje të reshjeve, ku do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes me 1 deri në 7 metër në sekondë, ku temperatura minimale do të luhatet nga -1 deri në – 10 gradë celsius deri të premten e javës së ardhshme, derisa maksimalja do të lëvizë nga zero deri në 6 gradë celsius”, ka shtuar Tahirsylaj. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…