Home Lajme Spahiu: kompromisi është çelësi për qeverinë e re

Spahiu: kompromisi është çelësi për qeverinë e re

2 min read
0
0
47
kujtesa

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, tha sot se shpreson që nuk do të ketë zgjedhje të reja ndërsa e quajti si ushtrim të demokracisë ngërçin aktual me të cilën po përballet vendi për krijimin e institucioneve të reja.

Ambasadori Spahiu i tha Zërit të Amerikës se shpreson që zhvillimet aktuale politike në vend të tejkalohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Duhet një dialog, duhet një mirëkuptim në mes partive dhe subjekteve politike që synojnë të jenë në qeverisjen e ardhshme. Kompromisi është çelësi si për çdo gjë tjetër dhe shpresoj që do të ketë një rezonim racional dhe të krijohet sa më shpejt qeveria dhe Kosova të vazhdojë më tutje”, tha ambasadori Spahiu.

Ai thotë se subjektet politike nuk duhet të lejojnë në asnjë mënyrë që vendi të dëmtohet në çfarëdo forme.

Spahiu që ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, sot promovoi në Prishtinë librin me titull “Misioni i parë”, ku përshkruhet periudha e ngritjes së ambasadës së Kosovës në SHBA dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Pjesëmarrësit në ceremoni vlerësuan rolin e ambasadorit Spahiu dhe marrëdhëniet e rëndësishme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./VoA/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…