Home Lajme Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës kërkon nga vozitësit ta shtojnë kujdesin

Pas reshjeve të borës, Policia e Kosovës kërkon nga vozitësit ta shtojnë kujdesin

2 min read
0
0
48
kujtesa

Kosova sot u mbulua nga bora andaj edhe Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes nga drejtuesit e automjeteve, për shkak të rrezikshmërisë më të madhe.

Përveq tjerash Policia ka kërkuar nga vozitësit që të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, shkruan Indeksonline.

Komunikata e Policisë:

PAS RESHJEVE TË BORËS, KËRKOHET KUJDES MË I MADH NGA DREJTUESIT NË TRAFIKUN RRUGOR DHE POSEDIM TË PAJISJEVE DIMËRORE PËR AUTOMJETET E TYRE

Reshjet e borës që kanë filluar në territorin e vendit varësishtë prej intensitetit të tyre mund të krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, posaqërisht gjatë natës apo gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor, të posedojnë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, si dhe të jenë më vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…