Home Sport Messi bllokon kalimin e Lautaros në Barcelonë, shkaku i Suarezit

Messi bllokon kalimin e Lautaros në Barcelonë, shkaku i Suarezit

1 min read
0
0
34
kujtesa

Lionel Messi largon Lautaro Martinez nga Barcelona. Referuar një shkrimi të “El Desmarque” të publikuar të shtunën, “pleshti” ka bindur drejtuesit e blu-grana të mos nisin tratativa për “demin”, pasi do të komplikohej situata e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez.

Lajmi në fjalë tregon edhe njëherë se sa i rëndësishëm është Lionel Messi tek vendimmarrjet e drejtuesve të Barcelonës, sa i takon merkatos. Ky është një lajm mjaft i mirë për Interin që ka nisur bisedimet me menaxherët e Lautaros për rinovimin e kontratës me zikaltërit.

Argjentinasi këtë sezon ka koleksionuar 13 gola dhe 3 asist. “Demi” ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për tu liruar para kohe nga zikaltërit. Menaxherët e futbollistit kanë pasur disa kontakte muajt e fundit, jo vetëm me Barcelonën, por edhe me Manchester City-n dhe Real Madrid.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…