Home Lajme Kurti: Osmani po e pret dështimin tonë për t’u bërë LDK-ja bashkë me AAK-në e NISMA-n

Kurti: Osmani po e pret dështimin tonë për t’u bërë LDK-ja bashkë me AAK-në e NISMA-n

2 min read
0
0
42
kujtesa

Një zyrtare e lartë e VV-së i ka bërë analizë deklaratave të Vjosa Osmanit në Pressing.

Ka thënë se Nënkryetarja e LDK-së po e pret dështimin e Albin Kurtit për të marrë pastaj LDK mandatin bashkë me AAK-në e NIMSA-n. Sipas saj, krejt këto veprime Vjosa Osmani po i bën me bekimin e heshtur të PDK’së.

Tinka Kurti, anëtare e Kryesisë së VV-së, i ka bërë një vlerësim të gjatë veprimeve të Vjosa Osmanit. Në fakt, zyrtarja e VV’së ka thënë se kandidatja për Kryeministre nga LDK’ja është dorëzuar përballë kërcënimeve të Agim Veliut dhe është njëjtësuar me Isa Mustfën e Lutfi Hazirin.

“Shumë mirë që Vjosa u rrëfye mbrëmë. Të paktën katër gjëra u bënë të qarta prej minutave të gjata në studio televizioni. 1) Ajo tashmë e arsyeton plotësisht qeverisjen e viteve 2014 – 2017 të PDK & LDK!!! 2) Ajo ka bërë një pajtim vërtetë të çuditshëm me Lutfi Hazirin. 3) Ajo është sprapsur e dorëzuar karshi agresivitetit të Agim Veliut”, ka shkruar Kurti, në një reagim në FB.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…