Home Sport Fjalët e para të Ibras pas rikthimit te Milani

Fjalët e para të Ibras pas rikthimit te Milani

1 min read
0
0
37
kujtesa

Zlatan Ibrahimovic zyrtarisht është rikthyer tek gjiganti italian Milan.

Sulmuesi suedez ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me Milanin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Në këto gjashtë muajt e parë, Ibrahimovic do të fitojë pagë prej 3,5 milionë euro deri në qershor.

Ndërkohë në rast se do të vazhdoj kontratën për një vit tjetër, atëherë suedezi do të fitojë pesë milionë euro të tjera.

Me tu zyrtarizuar nga Milani, Ibrahimovic ka thënë se po kthehet tek një klub që e respekton shumë dhe një qytet që e do.

“Po kthehem te klubi që respektoj jashtëzakonisht dhe te një qytet që e dua”, tha fillimisht Ibra.

Tutje 38-vjeçari ka deklaruar se synon që ta ndryshon ecurinë e këtij sezoni për t’i arritur objektivat.

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

“Do të luftoj me shokët e skuadrës për të ndryshuar ecurinë e këtij sezoni dhe do të bëj çmos për të arritur objektivat”, ka deklaruar Ibrahimovic. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…