Home Lajme Zyra e BE-së uron konstituimin e Kuvendit, kërkon formim sa më të shpejtë të Qeverisë

Zyra e BE-së uron konstituimin e Kuvendit, kërkon formim sa më të shpejtë të Qeverisë

3 min read
0
0
42
kujtesa

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës me anë të një njoftimi ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.

“Kosova duhet të formojë sa më shpejt Qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e sapozgjedhur. Ne presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mezi presim që të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë kanë uruar zgjedhjen e Glauk Konjufca, në postin e kryetarit të Kuvendit.

Përmes një njoftimi, kjo ambasadë ka shprehur edhe kënaqësinë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sikurse BE, edhe SHBA ka kërkuar që sa më shpejtë të krijohet qeveria.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, shkruhet në reagimin e ambasadës. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…