Home Lajme Muja: Pas zgjedhjes së Konjufcës, LDK mund ta merr postin e presidentit

Muja: Pas zgjedhjes së Konjufcës, LDK mund ta merr postin e presidentit

2 min read
0
0
38
kujtesa

Analisti Armend Muja, thotë se zgjedhje e Konjufcës në krye të Kuvendit nuk është diçka e jashtëzakonshme pasi sipas tij edhe Kushtetuta ia jep partisë së parë një post të tillë.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është pozitive që sot është konstituar Kuvendi në mënyrë që edhe nëse shkohet në zgjedhje ku Kuvend të mund të votojë buxhetin.

Ai ka thënë se ky veprim që sot ka marrë Vetëvendosje e dërgon Kosovën në një situatë si në Gjermani, përcjell Telegrafi.

“Tash LDK mund të merr presidentin dhe të zgjidhet ngërçi. LDK postin e krye parlamentarit e ka llogaritur për Vjosa Osmanin dhe tash për shumë kë aty kjo është një situatë “heqje qafe” e Vjosës”.

Muja thotë se në LDK dy kandidatë kanë qenë pretendentë për postin e presidentit.

“Vjosa Osmanin e kanë preferuar Vetëvendosje dhe Isa Mustafën që e kanë dashur nga LDK-ja

Ai thotë se të dy këto kandidatura nuk janë të përshtatshme për president pasi presidenti duhet të jetë jashtëpartiak.

Muja thotë se vet Mustafa e rrëzoi Behgjet Pacollin pasi e konsideroi si partiak ndërsa sipas tij edhe Vosa Osmani dikur kishte propozuar Ramadan Zejnullahun si kandidatë për president që ishte jashtë politikës./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…