Home Sport Intensifikohen kontaktet mes Pogbas dhe Juventusit, lojtari kërkon rikthimin në Torino

Intensifikohen kontaktet mes Pogbas dhe Juventusit, lojtari kërkon rikthimin në Torino

2 min read
0
0
39
kujtesa
Paul Pogba te Manchester United  (Foto: Ian MacNicol/Getty Images)

Paul Pogba te Manchester United (Foto: Ian MacNicol/Getty Images)

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dëshiron të kthehet te Juventus, dhe klubi është në kontakte të vazhdueshme me lojtarin sipas mediave italiane.

Lajmi publikohet nga Tuttosport duke dhënë edhe detaje.

Sipas raportimeve 26-vjeçari francez, që ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2021, ka folur me agjentin e tij, Mino Raiola, në mënyrë që të vazhdojë diskutimet me Bianconerët për një ribashkim të mundshëm.

Paul Pogba te Manchester United (Foto: Ian MacNicol/Getty Images)

Deri më tani në këtë sezon, Pogba ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat, duke dhënë dy asistime në atë kohë.

Ai ka vuajtur nga një sërë problemesh dhe lëndimesh, sidomos në kyçin e këmbës, duke e lënë jashtë për shumë ndeshje.

Paul Pogba sa ishte te Juventus (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Pogba sa ishte te Juve kishte bërë 178 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 34 gola dhe duke siguruar 40 asistime në atë kohë.

Ai ka mbetur i preferuari i tifozëve edhe pse u largua, por që nga atëherë ka qenë i lidhur me një rikthim në Torino. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…