Home Lajme “Jetimat e Ballkanit” në 10 vjetorin e punës së tyre dhurojnë 128 shtëpi

“Jetimat e Ballkanit” në 10 vjetorin e punës së tyre dhurojnë 128 shtëpi

2 min read
0
0
124
kujtesa

1 orë

Të shtunën në palestrën sportive “Sezai Surroi”, në Prizren, në ora 13:00, do të mbahet eventi madhështor, ku shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në nder të 10 vjetorit të aktivitetet të tyre humanitar, do të dhurojë 128 palë çelësa për familjet në nevojë.

Familjet përfituese do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat do ta marrin lajmin e madh se do të bëhen me shtëpi.

Ngjarja ishte paralajmëruar për 28 nëntor të këtij viti, por për shkak të tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, kjo ngjarje u shtye fillimisht për një afat të pacaktuar, për tu vendosur më vonë me 18 dhjetor.

“Jetimat e Ballkanit”, ftojnë të gjithë dashamirët dhe të interesuarit, që te jenë pjesë e kësaj ngjarje e cil për anëtarët e shoqatës është një festë në të cilën ka shumë të arritura, në një dekadë jetë dhe punë.

Ngjarja do të ketë program të pasur kulturor, më prezencë të shumë figura nga jeta publike dhe artistike shqiptare. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…