

Siq edhe e don tradita në Vushtrri ,
Ka nisur sot edhe zyrtarisht edicioni i dytë i festivalit “Çaj Fest” në Vushtrri, një festival ky që ka për qëllim përçimin e ndjenjës së humanizmit, shkruan VushtrriaOnline.
Hapjen ceremoniale të këtij organizimi e bënë organizatorë të festivalit ndërkohë që të pranishëm në hapje ishin edhe qytetarë të shumtë e zyrtarë komunalë.
Para të pranishmëve nga komuna e Vushtrrisë foli kryesuesi i Kuvendit Komunal në Vushtrri, Nasuf Aliu.
Aliu ka falënderuar organizatorët duke shtuar se me këtë organizim Vushtrrisë po i shtohet edhe një vlerë e shtuar, duke vlerësuar edhe karakterin humanitar të festivalit.
Poashtu një fjalë rasti ka mbajtur edhe Vehbi Kllokoqi, përfaqsues i shoqatës WorldVision, i cili ka theksuar përkushtimin e të rinjëve vushtrrias pjesë e programit të vullnetarëve/VicianaPress/


