Home Lajme Nagavci: Për Albin Kurtin, më e rëndësishme është e ardhmja e popullit se cilido post publik

Nagavci: Për Albin Kurtin, më e rëndësishme është e ardhmja e popullit se cilido post publik

1 min read
0
0
44
kujtesa

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar takim me grupin parlamentar të saj. Derisa po pritet të bëhen publike qëndrimet pas këtij takimi, deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se është fat që kanë një lider si Albin Kurti, që sipas saj e ka më të rëndësishme të ardhmen e popullit sesa cilindo post publik.

Këto komente Nagavci i bëri përmes një postimi në Facebook.

“Është fat që kemi një lider që të ardhmen e popullit e ka më të rëndësishme sesa cilindo post publik, një njeri që qeverisjen e kupton si përgjegjësi e jo privilegj. Në të ardhmen ai do të vendos standarde të reja jo vetëm të qeverisjes, por edhe të marrëveshjeve eventuale politike që në të kaluarën të tjerët i kanë kuptuar vetëm si pazare!”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…