Home Lajme Këshilltarja e Haradinajt: Maska e Albinit ra, ai po bën fushatë zgjedhore

Këshilltarja e Haradinajt: Maska e Albinit ra, ai po bën fushatë zgjedhore

2 min read
0
0
46
kujtesa

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri të ditur sot se nuk ka marrëveshje në mes partisë së tij dhe LDK-së.

Pas kësaj, Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla tha se Albini nuk është i interesuar të formojë qeverinë.

Sipas saj, konfidenca arrogante e VV-së për fitore të thellë nëse mbahen zgjedhjet e reja, është treguar i saktë i angazhimit të tyre aktiv për bllokimin e suksesshëm të koalicionit me LDK, transmeton Indeksonline.

Ajo theksoi se maska politike ra, e që fushata zgjedhore po vazhdon.

Postimi i plotë:

Albini nuk është i interesuar të formojë qeverinë!

Konfidenca arrogante e VV-së për fitore të thellë nëse mbahen zgjedhjet e reja, është tregues i saktë i angazhimit të tyre aktiv për bllokimin e suksesshëm të koalicionit me LDK.

Bixhozi i tyre me strategjinë ‘all-in’ (merr apo humb të gjitha) i jep kuptim qëllimit për kontrollin e plotë mbi institucionet e Kosovës, qoftë duke nënshtruar LDK-në qoftë duke fituar (sipas tyre) mbi 45%. Mosbesimi i tij në sistemin demokratik pluralist, do t’ia dështojë secilën herë projektin e tij.

Maska politike ra.
Fushata zgjedhore po vazhdon…

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…