Home Lajme Nga 1 shkurti në Vushtrri nuk punohet të dielave në asnjë biznes

Nga 1 shkurti në Vushtrri nuk punohet të dielave në asnjë biznes

2 min read
0
0
124
kujtesa

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se që nga sot është inicuar rregullorja e re komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në këtë komunë.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Sot kam inicuar Rregulloren e re Komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në Komunën e Vushtrrisë.
Kam kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.
Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë ndëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit.
Rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit Janar 2020, ku të gjitha palët e interesit mund të japin mendimet e tyre.
Rregullorja, pasi të aprovohet nga Kuvendi i Komunës do të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020!

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…