Home Lajme Kurti takoi komunitetet joshumicë në Kuvend

Kurti takoi komunitetet joshumicë në Kuvend

2 min read
0
0
54
kujtesa

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci bëri të ditur se kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka takuar komunitetet joshumicë në Kuvend.

Nagavci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se qeveria në ardhje do të ketë në fokus sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik e mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, statusin shoqëror e dallimet tjera.

Lexoni të plotë postimin e Nagavcit në Facebook:

“Dje bashkë me Kryetarin Albin Kurti, takuam përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. I takuam të gjithë bashkë dhe me sa di unë vetëm LV! dhe Ambasada Amerikane kanë arritur t’i takojnë të 10 deputetët njëkohësisht.

Ishte kënaqësi që të diskutojmë se si qeveria në ardhje do të ketë në fokus sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik e mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, statusin shoqëror e dallimet tjera.

Në qeverinë Kurti prioritet do të jetë përmbushja e pritjeve të qytetarëve për ndryshim, e kjo u pa dhe në këtë takim.

Të gjithë deputetët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…