Home Lajme Zyberaj: Ljubisha Dikovic i përfshirë direkt në masakra dhe vrasje në Kosovë, pse nuk e ndoqi Gjykata e Hagës?

Zyberaj: Ljubisha Dikovic i përfshirë direkt në masakra dhe vrasje në Kosovë, pse nuk e ndoqi Gjykata e Hagës?

3 min read
0
0
39
kujtesa

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Begjet Pacolli tha sot se një nga mizoritë më të këqija të kryera nga ushtria serbe ndaj fëmijëve në Kosovë është masakra e Celines.

Zyberaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se për armatën serbe nën komandën e Ljubiša Diković i cili kreu këto krime të tmerrshme nuk kishte kufi moshe për krimet e tyre, të gjithë ata që ishin shqiptar ishin për t’u vrarë dhe masakruar, përfshirë fëmijët e pafajshëm.

Lexoni të plotë postimin e Zyberajt:

“Gjithsej 1,024 fëmijë u vranë në luftën e Kosovës, dhe 109 janë ende të humbur. Një nga mizoritë më të këqija të kryera nga ushtria serbe ndaj fëmijëve në Kosovë është masakra e Celines. Për armatën serbe nën komandën e Ljubiša Diković i cili kreu këto krime të tmerrshme nuk kishte kufi moshe për krimet e tyre, të gjithë ata që ishin shqiptar ishin për t’u vrarë dhe masakruar, përfshirë fëmijët e pafajshëm. Këto dokumente këtu tregojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ljubiša Diković në masakra dhe vrasje. Pyetja është pse nuk e ndoqi Gjykatën e Hagës Dikoviqin, pse Dhomat e Specializuara nuk po e trajtojnë këtë rast të vrasjeve të fëmijëve. Një padrejtësi e tmerrshme po bëhet nga drejtësia ndërkombëtare për të fshehur krimet e Serbisë në Kosovë dhe tentim për rishkrimin e historisë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë.

Ndërsa Vuçiq dekoron një vrasës masiv, i cili ka duart e tij me gjak të fëmijëve shqiptarë, ne do ta kujtojmë atë dhe të gjithë ata që duan të fshehin krimet e Serbisë në Kosovë, se drejtësia do të ndjek të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte në Kosovë. Nuk kanë rehati nga ne”. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…