Home Sport Wanda thumbon Lukakun: Ai do ta shikojë Ligën e Kampionëve nga televizori

Wanda thumbon Lukakun: Ai do ta shikojë Ligën e Kampionëve nga televizori

3 min read
0
0
63
kujtesa

Wanda Nara nuk është e impresionuar nga paraqitjet e Romelu Lukakut te Interi.

Sulmuesi belg u transferua në verën e këtij viti nga Manchester United te Nerazzurët, duke e zëvendësuar Mauro Icardin që kaloi si i huazuar te Paris Saint-Germiani.

Sulmuesi argjentinas ishte kapiten i skuadrës italiane, por disa incidente me tifozët dhe bashkëlojtarët e tij, bënë që ai të largohej nga Giuseppe Meazza.

Romelu Lukaku

Agjentja e tij që njëherësh është edhe bashkëshortja, ka thënë se ajo nuk është e impresionuar nga paraqitjet e Lukakut dhe se ai do ta shikojë Ligën e Kampionëve nga televizori.

“Do të ishte mirë që ta shikonim atë (Lukakun) në ndeshje të mëdha. Ai nuk ka shënuar në Ligën e Kampionëve, do ta shikojë fazën e eliminimit nga televizori”, ka thënë Wanda në një intervistë për Tiki Taka pasi që thuhej se belgu ishte më bashkëpunëtor se Icardi.

Mauro Icardi

“Numri nëntë i fundit  ka shënuar rreth 150 gola për Interin. Mendoj se ishte aseti kryesor i Contes. Bënte diferencën në fushë, ai ka startuar vetëm tri herë”.Lexo po ashtu:Conte injoron Icardin: Lautaro dhe Lukaku janë e ardhmja e Interit

“Jam tifoze  e Interit, por nuk mund të mos reagoj në momentin që nuk na respektojnë, pasi flasim për një ish-numër nëntë”, ka shtuar më tej ajo.

Icardi thuhet se do ta kompletojnë përfundimisht kalimin te PSG-ja në fund të këtij sezonin, duke e lënë Lukakun si sulmuesin kryesor. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…