Home Lajme Thaçi pranon urime për festat e fundvitit nga kancelarja Merkel dhe nga liderët tjerë rajonal

Thaçi pranon urime për festat e fundvitit nga kancelarja Merkel dhe nga liderët tjerë rajonal

2 min read
0
0
53
kujtesa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier si dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e kanë uruar presidentin Thaçi për festat e fundvitit.

“Ju dëshiroj Juve dhe qytetarëve Tuaj një sezon të kënaqshëm festiv, si dhe plot lumturi, paqe dhe shëndet për vitin 2020”, thuhet në urimin e presidentit Steinmeier, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, në urimin e saj, kancelarja Angela Merkel ka uruar ditë të qeta dhe të gëzueshme për festën e Kërshëndellave, si dhe shëndet, energji dhe besim për Vitin e Ri.

“Uroj që viti 2020 të jetë një vit me të arritura dhe përplot paqe për ne të gjithë”, ka shkruar ndër të tjera kancelarja Merkel.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime edhe nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, si dhe nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Edhe Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, i ka dërguar urim presidentit Thaçi, duke uruar gjitha të mirat për festat e fundvitit.

Presidenti i Republikës së Kosovës ka pranuar edhe urime tjera nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, në të cilat urohet populli i Kosovës për festat e fundvitit. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…