Home Sport Tare: Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë

Tare: Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë

2 min read
0
0
49
kujtesa
Igli Tare (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Igli Tare (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për mediat italiane pas suksesit të bardhekaltërve ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.

“E ndërtuam të gjithë bashkë, prandaj është fitorja e një grupi të madh. Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë”.Lexo po ashtu:Lazio e Thomas Strakoshës mposht Juventusin dhe fiton Superkupën e Italisë

“Me kalimin e kohës ndikojnë shumë gjëra, por kur je i bindur se ke bërë një punë të mirë ke besim te rezultatet. Ky trofe është shumë i rëndësishëm, është konfirmimi i një skuadre të mrekullueshme”.

Igli Tare (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Merita është e trajnerit Inzaghi dhe e stafit të tij. Ata e dinë si t’i sistemojnë gjërat si në momentet negative dhe në ato pozitive”, ka deklaruar Tare.

Në ndërkohë, ai nuk ka ngurruar t’i thumbojë ata që dalin në skenë vetëm kur skuadra fiton, transmeton SuperSport.

“Është një trofe që dua t’ua dedikoj edhe atyre kërpudhave që dalin pas shiut. Kjo fitore është edhe për ata, që të mos të dalin vetëm kur fitojmë por edhe kur humbim, sepse skuadra ka nevojë për njerëzit e saj sidomos në këto momente”, ka shtuar Tare.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…