Home Lajme Kurti reagon pas takimit të liderëve rajonal në Tiranë: Askush nuk mund të qëndrojë në mes të popullit shqiptar

Kurti reagon pas takimit të liderëve rajonal në Tiranë: Askush nuk mund të qëndrojë në mes të popullit shqiptar

3 min read
0
0
57
kujtesa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar takimin e katër liderëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë, ku edhe kanë miratuar një deklaratë e cila në thelb tregon angazhimin e tyre për procesin e Mini-Shengenit.

I pari i LVV-së, ka thënë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se në mes të popullit shqiptar nuk mund të qëndrojë askush, transmeton Telegrafi.

Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim”, ka shkruar Kurti në Twitter.Lexo po ashtu:Nuk zmbrapset Rama: S’ka hapje të kufirit Kosovë-Shqipëri, Mini-Shengeni hap kufijtë e gjithë rajonit

Kurti edhe më herët ka kundërshtuar nismën e Mini-Shengenit, ku nuk ishte përfshirë Kosova.

Ndryshe, takimi i së shtunës ndërmjet liderëve rajonal është i treti më radhë, ku është diskutuar për Mini-Shengenin. Në takim kanë marrë pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. /Telegrafi/

Principles of inclusiveness & reciprocity must lead regional initiatives. The road from #Belgrade to #Tirana goes through #Prishtina. We are and always will be one people and no one can stand between us. We need more cooperation not confrontation!

— Albin Kurti (@albinkurti) December 23, 2019

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…