Home Lajme Haradinaj e quan Mini-Shengenin vetëmashtrim të vendeve të Ballkanit

Haradinaj e quan Mini-Shengenin vetëmashtrim të vendeve të Ballkanit

4 min read
0
0
32
kujtesa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “mashtrim të vetvetes” idenë e Mini Shengenit ballkanik, tashmë të konkretizuar nga disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, sikur thuhet për liri të lëvizjes, të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve.

Kreu i Qeverisë i bëri komentet gjatë një pritjeje të organizuar me rastin e përmbylljes së vitit 2019, ku mori pjesë dhe presidenti Hashim Thaçi, përfaqësues të institucioneve të tjera të vendit, të korit diplomatik, përfaqësues të klerit dhe të organizatave të tjera, raporton Ekonomia Online.

“Tentimet për Mini Shengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s, e jo Rusisë”, theksoi ai.

Në fund të javës që shkoi, në Tiranë qëndruan liderët e Ballkanit Perëndimor; Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në Samitin e thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, për konkretizim të iniciativës rajonale që po quhet Mini-Shengen.

Mospjesëmarrja e Kosovës bëri që kryeministri Rama të hedhë akuza drejt liderëve kosovarë duke shprehur bindjen se “vetizolimi” po e dëmton shtetin e Kosovës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Haradinaj tha se Kosova po e përmbyll një vit me suksese, sfida por edhe me dhembje.

“Unë, po ashtu, isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit”.

Si suksesin më të madh, ai përmendi miratimin e ligjeve për ushtrinë. “Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATO-s”, tha ai.

Kryeministri në largim lavdëroi dhe veten. Ai tha se gjatë mandatit të tij është rritur transparenca.

E si sfida, Haradinaj veçoi vonesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës; si dhe taksën ndaj produkteve nga Serbia. Duke e arsyetuar edhe një herë vendosjen e taksës, Haradinaj tha se kjo masë ishte marrë pas pengesave të vazhdueshme nga Serbia deri në mohim të Kosovës.

Në fund, Haradinaj ka uruar që “që asnjëherë mos të humbet besimi në sukseset e Kosovës”.

Një fjalë të shkurtër përshëndetëse ka mbajtur dhe presidenti Hashim Thaçi. Ai ka uruar të pranishmit për festat e fundvitit si dhe një vit të mbarë në 2020-ën.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…