Home Sport Ancelotti: Mund t’i telefonoj Ibrahimovicit

Ancelotti: Mund t’i telefonoj Ibrahimovicit

2 min read
0
0
52
kujtesa
Zlatan Ibrahimovic (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Carlo Ancelotti ka lënë të kuptohet se mund t’i telefonojë Zlatan Ibrahimovicit për ta pyetur nëse sulmuesi dëshiron të shkojë te Evertoni.

Mirëpo, trajneri italian ka reaguar shpejt për t’i qetësuar tifozët duke u thënë se do ta ftojë për vizitë dhe jo për të luajtur.

Ancelotti dhe sulmuesi veteran kanë punuar bashkë te Paris Saint-Germaini dhe ata mbesin miq të mirë edhe në ditët e sotme. Ndërkohë, ka pasur spekulime se Ibrahimovic mund të kthehet në Ligën Premier për të luajtur te Evertoni.Lexo po ashtu:Ibrahimovic në bisedime të avancuara me Evertonin

Zlatan Ibrahimovic (Foto: Katharine Lotze/Getty Images/Guliver)

“E kam mik të mirë dhe fatmirësisht kam trajnuar shumë lojtarë fantastikë. Mendoj se e ka përfunduar kohën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe vërtet nuk e di se cili është qëllimi i tij”.

“Do t’i telefonoj, nëse dëshiron të vijë në Liverpul për t’u kënaqur, mund të vijë. Por, jo për të luajtur, jo për të luajtur!”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…