Home Sport Conte: Festimet i bëj nga pasioni, por kur humb vuaj më gjatë

Conte: Festimet i bëj nga pasioni, por kur humb vuaj më gjatë

2 min read
0
0
30
kujtesa
Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se humbja ka ndikim më të madh tek ai sesa fitorja dhe ka pranuar se nuk di të jetë diplomat kur bisedon me gazetarët.

Strategu italian është i njohur për festimet e tij të veçanta, porse pohon se euforia zgjat shkurt, në krahasim me atë që ndjen kur e humb një ndeshje.

“Mund ta shihni pasionin që kam, edhe pse më pas ndihem i turpëruar (për mënyrën e festimit). Mendoj se është një pasion i pastër, jo diçka që e kam përgatitur. Unë jam i këtillë dhe nëse i pengoj dikujt, më vjen keq për këtë”.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Mirëpo, (festimi) zgjat shumë shkurt, humbja zgjat më tepër. Një ose dy ditë. Ka ndikim më të madh tek unë dhe për një kohë bëhem barrë për familjen tim”.

“Po (jam i lumtur tash, por nuk do të flas për këtë. T’i mbajmë gishtat të kryqëzuar”, ka deklaruar Conte për Che Tempo Che Fa. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…