

Vushtrriasi Ass. Prof. Dorajet Imeri, nga Dumnica e Poshtme e Vushtrrisë, është shpallur punëtori më i mirë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, raporton Portali VicianaPress Prof. Imeri, është vlerësuar maksimalisht nga i gjithë stafi i Fakultetit Filozofik, për kontributin e gjithmbarshëm në përmbushjen e detyrave akademike dhe profesionale në këtë fakultet. Dorajet Imeri, është asistent i rregullt në Shkenca Politike, ku ligjëron gjashtë lëndë, është në vitin e dytë të studimeve të doktoratës, ndërsa vazhdon të ushtroj detyrën e sekretarit të departamentit të Shkencës Politike. Më poshtë e gjeni postimin në llogarinë e tij në Facebook:

