Home Sport Sarri pas humbjes së finales: Lazio është në formë magjike

Sarri pas humbjes së finales: Lazio është në formë magjike

2 min read
0
0
36
kujtesa
Maurizio Sarri (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Maurzio Sarri është munduar ta arsyetojë dështimin e Juventusit në Superkupën e Italisë, duke thënë se Lazio është aktualisht në formë magjike.

Zonja e Vjetër u mposhtë 2-1 nga rivali i tyre italian, e që kjo është humbja e e dytë ndaj tyre brenda pak ditësh.

Sarri deklaroi se ata nuk mund ta mbajnë një ritëm të lartë shkaku që kanë çdo tri ditë takime.

Juventus vs Lazio (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

“Ne qëndruam në lojë, por që kishim mungesë të energjisë dhe gjendjes jo të mirë fizike”, ka thënë fillimisht italiani.

“Kjo mund të ndodh pas tetë ndeshjeve që i kemi zhvilluar pothuajse çdo tri ditë. Ne ishim afër ta barazonim rezultatin, por ata shënuan edhe të tretin dhe motivi ynë ra”.Lexo po ashtu:Humbi finalen e Superkupës ndaj Lazios, e hoqi menjëherë medaljen nga qafa – Ronaldo madje nuk e zgjati as dorën

“Dje kishim stërvitje shumë të mira, që mendoj se ishin më të mirat deri më tani dhe menduam se ishim të gatshëm, por që treguam se nuk ishim të gatshëm dhe duhet bërë ndryshime nga ndeshja e radhës”, ka shtuar më tej Sarri.

Juventusi ishte kampion në fuqi, por tani Lazio e ka rrëmbyer trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…