Home Lajme Nga nesër temperaturat shënojnë rënie në Kosovë

Nga nesër temperaturat shënojnë rënie në Kosovë

3 min read
0
0
54
kujtesa

Ditëve të para të javës mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, kohëpaskohe me shi. Temperaturat në rënie.

 Cikloni që ka depërtuar mbi rajon, ditëve të para të javës do të mbetet prezent mbi rajon, ku do të diktoj mot të ndryshueshëm, kohëpaskohe me reshje shiu.

Ndërkohë, nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore që sjellin rënie të temperaturave, e nga mesi i javës mund të kushtëzojnë reshje të përziera shiu dhe bore edhe në vise të ulëta.

Nën kushtet meteorologjike, me erëra të mjaftueshme, vlerat e cilësisë së ajrit do të mbesin në të mira dhe mesatare, por nga dita e martë, kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

23.12 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1200m reshje bore.

24.12 – Vranësira, erë, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.

25.12-26.12 – Të mërkurën kryesisht me vranësira, në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën e enjte, vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu dhe bore.

27.12 – Paradite kryesisht kthjellët. Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

Temperaturat minimale do të zbresin nga +6C në -1C, e maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C.

Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 5-13m/s.

Shtypja atmosferike të hënën do të mbetet thellë nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet mbi këto vlera.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…