Home Sport Vinicius Jr i pakënaqur te Reali, shumë klube evropiane e duan atë

Vinicius Jr i pakënaqur te Reali, shumë klube evropiane e duan atë

2 min read
0
0
49
kujtesa
Vinicius Junior (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Vinicius Junior (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Pakënaqësia e Vinicius Junior në Real Madrid mund të ndezë një luftë oferte nga klubet e Ligës Premier, por edhe ligave tjera të mëdha evropiane.

Sulmuesi 19-vjeçar brazilian ka luftuar për gola këtë sezon dhe ndjehet i lënë pas dore nga Zinedine Zidane, i cili shpeshherë edhe nuk e fton fare në ndeshje.

Situatën e tij janë të interesuar ta shfrytëzojnë klubet e mëdha angleze, të cilët janë vënë në radhë për të tentuar transferimin e tij.Lexo po ashtu:Vinicius nuk ka besimin e Zidanes, drejt transferimit në Angli

Sipas mediumit Eldesmarque, Chelsea, Manchester Unitedi, Arsenali, Tottenham Hotspur dhe Wolves janë të gjithë duke e monitoruar situatën e Viniciusit.

Megjithatë, klubet nga Liga Premier pritet të kenë konkurrencë të fortë nga klubet e mëdha italiane dhe franceze.Lexo po ashtu:PSG e do Viniciusin për ta lejuar kalimin e Mbappes te Real Madridi

Paris Saint-Germain, Interi dhe Roma janë gjithashtu të interesuar për brazilianin 19-vjeçar.

Reali do të ngurronte ta linte Viniciusin të largohej duke pasur parasysh se ata paguan 46 milionë euro për shërbimet e tij në verën e 2018, por një shifër e madhe mund t’ju ndryshonte mendjen. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…