Home Sport Lautaro i përgjigjet Barcelonës: Interi është shtëpia ime

Lautaro i përgjigjet Barcelonës: Interi është shtëpia ime

5 min read
0
0
27
kujtesa

Lautaro Martinez i ka siguruar tifozët e Interit se ai është i lumtur te zikaltrit dhe ka zbuluar se si shndërrimi i ëndrrës së tij të fëmijërisë në realitet e ka bërë atë edhe më modest, mes spekulimeve për një transferim potencial në Barcelonë.

Barcelona ka qenë e përfolur gjatë kohës së fundit për transferimin e Lautaro Martinezin si zëvendësues të Luis Suarezit. Megjithatë, këto spekulime ka tentuar t’i heshtë argjentinasi i Interit në intervistën e tij të fundit, transmeton Gazeta Express.

“Jam i lumtur këtu, është shtëpia ime dhe unë i besoj Contes. Interesimi nga klubet e tjera do të thotë se unë jam duke u zhvilluar dhe po punoj ashtu siç duhet. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Kjo është shtëpia ime. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Interit, që po më ndihmon të rritem”, ka thënë 22-vjeçari për La Repubblican.

Lautaro nënshkroi kontratë me zikaltrit në korrik të vitit 2018, kur u transferua nga Racing Club. Në San Siro ai tashmë është bërë një titullar i rregullt për skuadrën e Antonio Contes.

“Unë i refuzova ofertat e tjera. E zgjodha këtë klub për historinë që e ka, nivelin e lojtarëve dhe dashurinë e tifozëve. Unë fola me zëvendëspresidentin Javier Zanettin përmes mesazheve. Kur erdha këtu, ishte sikur të isha kthyer nga një kohë të gjatë larg shtëpisë”, shtoi Lautaro.

Ai vazhdoi duke e sqaruar se si e ka ndihmuar fëmijëria e vështirë në personalitetin e tij dhe se si e kanë këtë gjë të përbashkët me partnerin në sulm, Romelu Lukakun

“E pata një fëmijëri të parehatshme, por arrita deri këtu shkaku i prindërve të mi. Babai im luante futboll kur ishte i ri dhe e përçoi atë pasion dhe unë dhe vëllezërit e mi. Nuk kishim para, por gjithmonë e kishim një pjatë dhe një top në tavolinë”.

“Përvojat e tilla të përforcojnë, të ndihmojnë të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të jesh modest. Në këtë aspekt, unë dhe Lukaku jemi të ngjashëm”.

Së fundi, Martinez e sqaroi dashurinë e tij për Lionel Messi dhe tregoi pse i mbetet mirënjohës ish-bashkëlojtarit të tij tani të huazuar në Paris Saint-Germain, Mauro Icardit.

“Lionel Messi është sikur Diego Maradona për ne. Do të më pëlqente shumë t’i ndihmoja atij dhe Argjentinës ta fitojmë Kupën e Botës. E kam ëndërr të luaj në atë turne”.

“Kur unë erdha këtu, ai [Icardi] më ndihmoi shumë të përshtatem. Ne ende jemi në kontakt me njëri-tjetrin sepse jemi shokë dhe ai është i lumtur”. /Gazeta Express/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…