Home Lajme Gazeta prestigjioze lavdëron Forcën e Sigurisë së Kosovës

Gazeta prestigjioze lavdëron Forcën e Sigurisë së Kosovës

2 min read
0
0
40
kujtesa

Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka deklaruar se ndjehet shumë i lumtur për vlerësimin që revista nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal, i ka bërë Qendrës së Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH).

Abbott ka thënë se mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufinjve të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur të shoh që Qendra e Trajnimit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QTKSH) të marrë vlerësimin e merituar nga botimi i fundit i revistës nga Mbretëria e Bashkuar, Crisis Response Journal. Mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së veç se kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufinjve të Kosovës. Siç është e njohur edhe në rajon, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në QKTSH.

“QKTSH është bërë një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së dhe të Republikës së Kosovës. Tani ofrojnë mbi 20 kurse të ndryshme duke përfshirë reagim në fatkeqësi, komanda për incidente, shpëtim në ujë, mbijetesë në dimër dhe male, negociata në raste me pengje dhe studimet e terrorizmit.” – Crisis Response Journal”, ka shkruar ai./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…