Home Lajme Bën punë presioni gjerman, takohen Kurti e Mustafa

Bën punë presioni gjerman, takohen Kurti e Mustafa

1 min read
0
0
47
kujtesa

Ka një orë që në Kuvend të Kosovës, larg syrit të mediave ka nisur takimi në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafës, merr vesh Gazeta Express.

Të dy këta janë duke tentuar që të merren vesh për koalicionin, pas një jave barrakadim të negociatave pas mospajtimit për pozitën e presidentin.

Takimi Kurti – Mustafa vjen një ditë pas presionit ndërkombëtar për krijim të koalicionit, e thirrjeve që sa më shpejtë të arrihet marrëveshje për formim të institucioneve.

Sipas burimeve të Expressit takimi është duke u mbajtur në Kuvend, derisa, ka një orë që ka filluar.

Se mund të takohet sot me Mustafën e ka konfirmuar sot gjatë ditës edhe lideri i VV’së, Albin Kurti./Express/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…