Home Sport Valverde për barazimin e Barcelonës: Është normale që kemi vuajtur, ata kanë skuadër të madhe

Valverde për barazimin e Barcelonës: Është normale që kemi vuajtur, ata kanë skuadër të madhe

1 min read
0
0
41
kujtesa

Ernesto Valverde e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Real Madridit në barazimin pa gola në Camp Nou.

Trajneri i Barcelonës deklaroi se Los Blancos kanë luftuar deri në fund dhe se ata kanë vuajtur nga loja e tyre.

“Është normale që kemi vuajtur, ata (Real Madridi) kanë një skuadër të madhe”, ka thënë Valverde.

Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Gjëja më normale është se Real Madridi luftoi deri në fund dhe jo ajo që ne kemi vënë pesë mbrojtës mbrapa”.Lexo po ashtu:Zidane: Na mungoi vetëm goli, ky është futbolli

“Ata zhvilluan një presion të lartë në pjesën tonë, por ne krijuam lojën tonë dhe dolëm në disa raste para golit të tyre, por nuk arritëm të shënonim”, ka shtuar më tej trajneri i katalunasëve.

Barcelona në xhiron e ardhshme do të takohet me Alavesin, një përballje që pritet të jetë e lehtë për ta. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…