Home Lajme Rama: Më kritikojnë mua për takimet me Vucicin, ai i Vetëvendosjes shkoi u ulë në një tavolinë me serbin

Rama: Më kritikojnë mua për takimet me Vucicin, ai i Vetëvendosjes shkoi u ulë në një tavolinë me serbin

2 min read
0
0
72
kujtesa

Kryeministri Shqiptar Edi Rama, ka thënë se takime si ato me Presidentin Serb, Aleksandar Vucic janë të nevojshme për bashkëpunim rajonal, teksa thotë se edhe dikush nga Kosova u ulë në një tavolinë me politikanë serbë, duke iu referuar kështu takimit Sveçla-Djuric.

Duke folur në Zonën e Debatit, Rama ka përmendur edhe takimin e deputetit të VV’së, Xhelal Sveçla, me politikanin serb, Marko Djuric.

“Edhe ai nga Kosova atje u ulë në një tavolinë me serbin, hëngrën e pijtën së bashku”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se sulmet që i janë bërë për këto takime, kanë qenë edhe pikë e atyre që e sulmojnë.

“Unë nuk isha hero kur shkova në Beograd dhe nuk jam tradhtar sot që bëj këtë. Isha dhe jam unë, që bëj gjëra që besoj dhe i bëj me zemër dhe bindje. E kuptoj që me Serbinë, emocionet dhe e gjitha problemet nga Serbia, mund të bëhet politike në Kosovë, të fitohen pikë në elektoral, mund të bëhen pikë edhe atyre që më sulmojnë”, ka thënë ai.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…