Home Lajme Ligji i ri për punësim në Gjermani mund të zbraz Kosovën

Ligji i ri për punësim në Gjermani mund të zbraz Kosovën

6 min read
0
0
75
kujtesa

Më 1 mars të 2020-së pritet të hyjë në fuqi Ligji gjerman për Fuqinë Punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, shkruan Indeksonline.

E kështu rruga drejt vendeve të BE-së po lehtësohet.

Sipas Ligjit, për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë gjashtë mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, për Indeksonline ka thënë se lehtësirat e lëvizjes dhe punësimit në Gjermani ose në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, mund të jenë një nxitje shtesë për emigrimin e popullsisë së Kosovës.

“Në këtë aspekt, lehtësirat e lëvizjes dhe punësimit në Gjermani ose në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, mund të jenë një nxitje shtesë për emigrimin e popullsisë së Kosovës. Kjo përbën një shqetësim për sektorin privat, i cili edhe ashtu tash e sa kohë ankohet për disponueshmerinë e fuqisë punëtore në Kosovë. Duke e ditur që fuqia e re punëtore të cilën e disponon vendi është aseti më i rëndësishëm i vendit ne ofertën tonë për investitorët e huaj, largimi i tij do të vështirësonte përpjekjet e Kosovës për tërheqjen e investimeve te huaja, si dhe fuqizimin e sektorit privat në përgjithësi”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se për shkak të mungesës së perspektivës për punësim dhe jetë më të mirë të rinjtë po ikin jashtë vendit.

“Për shkak të mungesës së perspektivës për punësim dhe jetë më të mirë, një pjesë e popullsisë së Kosovës tash e sa kohë konsideron emigrimin në vende më të zhvilluara. Në fakt është numri i madh i qytetarëve që përgjatë viteve ose janë pajisur me viza pune ose janë në pritje për një të tillë qoftë nga shteti gjerman ose shtetet e tjera të Evropës”, shtoi ai.

Por, për t’i mbajtur në Kosovë asetin më të rëndësishëm, sipas Zekës, Qeveria e Re duhet të krijoj vende pune dhe të përmirësoj ambientin për të bërë biznes në Kosovë.

“Prandaj, qeveria e re duhet të ndjekë një fushatë agresive për promovimin e potencialeve për investime në Kosove e cila do të rezultonte me rritje të investimeve të huaja direkte, si dhe me rritje të vendeve të punës. Në të njëjtën kohë duhet të vazhdojë reformat në përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes, duke pasur parasysh stagnimin në ketë aspekt në vitet e fundit. Qeveria duhet te siguroj zbatimin e plotë të legjislacionit për investime strategjike, si dhe të finalizojë pakon e legjislacionit dytësor që do të mundësonte hyrjen në fuqi të pushimeve tatimore për investimet e reja. Me fjale të tjera, nxitja e investimeve, krijimi i vendeve të reja të punës dhe ofrimi i perspektives për qytetarët e Kosovës do te dekurajonte largimin e tyre nga vendi”, përfundoi ai.

Ndryshe, mbi 11 mijë viza pune për kosovarët, ka lëshuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë vetëm për dy vitet 2017-2018. Përveç Gjermanisë, viza pune kanë lëshuar edhe Sllovenia dhe Kroacia.

Gjermania ka më shumë nevojë për inxhinierë, kuzhinierë, infermierë, punëtorë të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, teknikë të teknologjisë dhe programer./Indeksonline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…