Home Sport Duncan Ferguson dhe festimet e tij të ‘çmendura’, trajneri skocez së fundmi festoi me fëmijët që presin topat jashtë fushës

Duncan Ferguson dhe festimet e tij të ‘çmendura’, trajneri skocez së fundmi festoi me fëmijët që presin topat jashtë fushës

2 min read
0
0
38
kujtesa

Duncan Ferguson është duke drejtuar Evertonin pas shkarkimit të portugezit Silva.

Tekniku skocez ka luajtur për vite të tëra te Evertoni dhe është një legjendë e klubit.

Ferugson ka udhëhequr Evertonin në tri takime dhe sa herë që skuadra e tij ka shënuar gola festimet e tij kanë qenë të ‘çmendura’, por edhe unike.

E teksa Leighton Baines shënoi golin e barazimit 2-2 ndaj Leicesterit në minutën e 91-të, kamerat fokusuan edhe gëzimin e trajnerit Ferguson.

Skocezi u gëzua jashtë mase, teksa gëzimin e tij e ndau me fëmijët që presin topat jashtë vijave të fushës.

Everton@Everton

?
?
?

| This goal deserved more than what happened next…

Leighton Baines. Still got it. 9,5601:38 AM – Dec 19, 2019Twitter Ads info and privacy1,105 people are talking about this

Ky gëzim i trajnerit skocez ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe natyrisht Ferguson është lavdëruar për festimet e tij unike.

47-vjeçari ishte bërë temë edhe pas fitores së skuadrës së tij 3-1 ndaj Chelseat, pikërisht për festimet e tij.

Ferguson me Evertonin si futbollist ka luajtur 10 sezone, fillimisht nga viti 1994 deri më 98 dhe nga viti 2000 deri më 2006. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…