Home Lajme Veseli: Kurti përmes “Syrit të Popullit” po tenton t’i ikë dështimit për të krijuar institucionet

Veseli: Kurti përmes “Syrit të Popullit” po tenton t’i ikë dështimit për të krijuar institucionet

3 min read
0
0
41
kujtesa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se organizata “Syri i Popullit” është përgjegjëse për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në pesë vitet e fundit ndaj eksponentëve të qeverisjeve të kaluara.

Ai tha se kjo organizatë nuk është fiktive por shumë reale, pasi njerëzit e saj janë zënë në flagrancë.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti lidhur me organizatën Syri i Popullit, Kadri Veseli tha se Kurti po përpiqet t’i ikë të vërtetës së dështimit dhe paaftësisë për të krijuar institucionet.

“Tentativa për t’i ikur të vërtetës dhe paaftësia për ta krijuar koalicionin qeveritar me improvizime për “Syrin e Popullit” është një tentativë e dyfishtë nga paaftësia për të realizuar premtimin që e kanë pasur para qytetarëve të vendit Lëvizja Vetëvendosje. “Syri i Popullit” nuk është diçka fiktive por është reale. Ka njeri të plagosur. Ka njeri të zënë në flagrancë në veprim. Ka veprime të cilat janë konsistente të cilat janë promovuar që nga Kuvendi i Kosovës e pastaj edhe në rrugë.

Ka djegie të makinave, ka sulme të eskortës së kryeministrit, ka sulme të zëvendëskryeministrave, ka sulme të deputetëve, ka sulme të familjeve të eksponentëve që kanë qenë gjatë këtyre pesë viteve në qeverisje në pjesën e pozitës, e të cilat i kanë bërë Syri i Popullit.

Pavarësisht ndonjë prokurori të korruptuar ose që frikësohet e mendon se në rrethana të reja mund t’i mbyllë rastet, nuk do të mbyllen rastet. Do të thotë secili duhet të përgjigjet për veprimet që i ka kryer. A sa për mua, unë do t’i shkojë deri në fund në aspektin ligjor dhe bash nuk më bënë përshtypje për asnjë individ”, tha Veseli. /Telegrafi

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…