

Milani dëshiron të përforcohet në afatin kalimtar të janarit për të mos humbur edhe një vit jashtë garave evropiane.
Rosonerët kanë kontaktuar me talentin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo, shkruan Indeksonline.
Sipas mediave italiane, 19 vjeçari thuhet se ka pranuar ofertën e rosonerëve që t’iu bashkohet muajin e ardhshëm.
Tashmë ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy skuadrave, ku Barca mund të kërkoj 20-25 milionë euro për të.
Çmimi nuk duket i lartë, por ajo që mund të pengoj transferimin është nëse katalonasit kërkojnë t’i vendosin klauzolë rikthimi. /IndeksOnline/
