Home Lajme Qytetarët duan që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje, të ndarë rreth taksës

Qytetarët duan që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje, të ndarë rreth taksës

13 min read
0
0
39
kujtesa

​ Rreth 69 për qind e qytetarëve të Kosovës kërkojnë që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje të shtetësisë së Kosovës në kufijtë ekzistues. Ndërsa 44 për qind prej tyre mendojnë se qeveria e re duhet ta largojë taksën ndaj produkteve serbe, kurse 45 për qind mendojnë të kundërtën.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga analiza që e ka realizuar Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” me temën “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë”.

Në bazë të kësaj ankete si aleati kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare shihet SHBA-ja, ndërkaq brenda BE-së shteti kryesor aleat shihet Gjermania. Angela Merkel mbetet si liderja më e pëlqyer nga shqiptarët, pas saj Donald Trump dhe presidenti turk Erdogan, kurse 73 për qind e respodentëve të komunitetit serb lider të preferuar kanë presidentin rus, Vladimir Putin.

Hulumtuesi në PIPS, Butrint Berisha tha se në bazë të anketës 14 për qind e të anketuarve preferojnë që në këtë momentum të mos nënshkruhet marrëveshje me Serbinë, derisa 69 për qind kërkojnë që Serbia ta njoh Kosovën si shtet në kufijtë ekzistues.

Në pyetjen se a ka pasur impakt në dialogun me Serbinë çështja e shkëmbit të territoreve, rreth 39 për qind e qytetarëve kanë thënë se kjo temë e ka dobësuar pozicionin e shtetit të Kosovës në bisedimet me shtetin serb, kurse 45 për qind kanë qenë neutral.

 “Brenda rezultateve opsioni kryesor dhe mund të them në mënyrë të bindshme dhe më i preferuar për respodentët është që Kosova të kërkojë njohje nga Serbia në kufijtë ekzistues, është një ide e cila është propozuar edhe nga disa parti politike, ndërsa opsioni i dytë më i preferuar është që Kosova të mos të nënshkruajë fare marrëveshje në këtë moment por të pres një moment më të volitshëm….Rreth 45 për qind kanë deklarua se nuk është që ka pasur impakt as nuk e ka forcuar dhe dobësuar sidoqoftë brenda respodentëve që kanë marrë janë shumica absolute rreth 39 për qind gjendjen në gradat që mendojnë që tema e shkëmbimit të territoreve e ka dobësuar pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë”, tha ai.

Në pyetjen se si duhet të sillet qeveria e re karshi taksës 100 për qind në bazë të përgjigjeve të respotendëve rreth 44 për qind preferojnë që ajo të hiqet, kurse rreth 45 për qind preferojnë që ajo të mbetet tutje.

 “Qytetarët si duket janë të ndarë goxha në mënyrë të barabartë në raport me këtë çështje, rreth 44 për qind kanë deklaruar që taksa duhet të hiqet me ardhjen e qeverisë së re, ndërkaq rreth 45 për qind kanë deklaruar se ajo duhet të mbetet. Realisht sipas asaj që është parë kur është vendosur tarifa ka pasur një aprovim popullor nga njerëzit, realisht kjo shifër duhet të jetë në rënie dhe një ndër segmentet që ka ndikuar duhet të jetë edhe aspekti i reciprocitetit që është një ide politike që është propaganduar nga dy partitë politike Vetëvendosje dhe LDK edhe në fushatën zgjedhore”, u shpreh Berisha.

Përmes kësaj ankete qytetarët u pyetën se a rrezikon Kosova në rast të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, mbi 63 për qind e qytetarëve mendojnë që rrezikohet, ndërsa 28 për qind jo.

Sipas tyre krijimi i asociacionit e rrezikon Kosovën pasi që komunat me shumicë serbe kërkojnë ndarje nga Kosova.

Granit Tërnava nga Konrad Adenauer Stifting (KAS), tha se Gjermania konsiderohet si partneri kryesor ekonomik për Kosovës, derisa liderja më e preferuar  në nivel botëror është kancelarja Angela Merkel me 63 për qind.

“Gjermania llogaritet se duhet të jetë partneri kryesor ekonomik për Kosovën me 39 për qind, karshi 34 për qind që ka qenë në anketën paraprake kjo besoj është mesazh i çartë për qeverinë e ardhshme se nga duhet t’i orientoi edhe politikat edhe qasjen ndaj investitorëve të huaj.. Zonja Merkel mbetet liderja më e pëlqyer në nivel botëror për qytetarët e Kosovës me 63 për qind e konfirmimit derisa në anketën paraprake në shkurt përkrahje ka qenë 53 për qind, pra kemi një rritje prej 10 për qind”, tha ai. 

Rezultatet e anketës i komentoi profesori i shkencave politike, Armend Muja i cili tha se 83 për qind e qytetarëve të Kosovës që shtetësia e Kosovës të njihet në kufijtë aktual.

Sipas tij sa i takon taksës 100 për qind të vendosur karshi produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës shoqëria ka mendime të ndara.

 “Shoqëria është e ndarë në dysh sa i përket taksës po ashtu një nga pikat kryesore që e dërgoi qeverinë në rënie mendojë që ka qenë taksa ishte menduar një herë që ka qenë pozitive, ca parti politike i kishin shpresat që taksa mund të ishte impetuesi i fitores, e vërtet se kur është vendosur taksa ka pasur 90 për qind përkrahje me një hulumtim tjetër kjo ka rënë në 50 me 50. E vërejta pak gjeografikisht komunat veriore të Kosovës kryesisht nuk e përkrahin taksën, komunat jugore e përkrahin taksën. Komunat si Podujeva, Prishtina, Mitrovica befasisht nuk e përkrahin më me dëshirë rekomandimi i tyre është të heq taksën”, tha Muja.

Në bazë të kësaj ankete qytetarët të pyetur se kur besojnë që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në bazë të opsioneve të dhëna 48 për qind e tyre besojnë se Kosova do të jetë anëtare e BE-së në vitin 2025.

Sa i takon politikës së jashtme dhe pozitës ndërkombëtare të Kosovës, sipas anketës ka dalë se 34 për qind e qytetarëve të anketuar nuk janë të kënaqur me politikën e jashtme dhe diplomacinë e Kosovës, ndërsa 30 për qind janë shprehur të kënaqur, 30 për qind kanë preferuar të jenë neutral.

Rreth 50 për qind e respondentëve kanë vlerësuar se fushata për tërheqjen e njohjeve e ka dëmtuar Kosovën, ndërsa 38 për qind e kanë deklaruar të kundërtën.

Kurse 76 për qind e qytetarëve besojnë se shtetësia e Kosovës në planin afatgjatë nuk varet nga njohja e Serbisë.

Sipas anketës 60 për qind e kosovarëve mendojnë se NATO është organizata ndërkombëtare që i ka ndihmuar më shumë Kosovës nga vitit 1999, e pasuar nga BE me 20 për qind.

Anketa  “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e qytetarëve kosovarë” është bërë në 33 komuna të Kosovës dhe ka përfshirë 1200 respondentë. 

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…