Home Lajme Haradinaj kujton dy nga dëshmorët më të rinj të UÇK-së

Haradinaj kujton dy nga dëshmorët më të rinj të UÇK-së

1 min read
0
0
28
kujtesa

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dy nga dëshmorët më të rinj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Valon Malaj ishte vetëm 16-vjeç, ndërsa Domenik Përgegaj vetëm 17-vjeç kur ranë dëshmorë në Gllogjan.

Haradinaj tha se ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mblodhi në gjirin e saj edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit. Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë. Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë. Lavdi!”, tha Haradinaj.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…