Home Sport Zanetti thotë se objektivat e Interit për këtë sezon janë trofetë

Zanetti thotë se objektivat e Interit për këtë sezon janë trofetë

3 min read
0
0
38
kujtesa

Javier Zanetti ishte i pranishëm në shortin e Ligës së Evropës për raundin e 32-të, derisa Interi do të përballet me Ludogoretsin.

Zëvendëspresidenti i Nerazzurëve ka thënë se ata janë të zhgënjyer nga eliminimi në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani do të fokusohen në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.

“Më vjen keq që nuk ia dolëm të kualifikohemi, për vetë mënyrën se si i përgatitëm ndeshjet, por fusha tregoi se nuk ishim ende gati”, ka thënë ai.

Inter@Inter

?

| SORTEGGIO

Nei sedicesimi di finale di Europa League affronteremo il @Ludogorets1945: andata il 20 febbraio, ritorno il 27 febbraio#UELdraw #UEL

View image on Twitter

1,3384:26 AM – Dec 16, 2019Twitter Ads info and privacy371 people are talking about this

“Tani jemi të përqendruar të mbyllim sa më mirë ndeshjet e kampionatit, por natyrisht që Liga e Evropës është një objektiv për ne. Do t’i përballojmë takimet me seriozitetin maksimal dhe do provojmë të shkojmë deri në fund të kësaj gare”.Lexo po ashtu:Liga e Evropës: Datat e ndeshjeve të eliminimit direkt, përballjet e para do të zhvillohen në shkurt

“Unë shoh nga afër kulturën e Antonio Contes në punë dhe pasionin që arrin të transmetojë te i gjithë grupi, elementë këto që janë shumë të rëndësishme për një skuadër që dëshiron të ringrihet”.

“Është i përgatitur, inteligjent dhe me personalitet. Jemi vetëm në fillim të një rruge të gjatë dhe duhet të punojmë për t’u përmirësuar, por jemi në rrugën e duhur”, ka shtuar më tej Zanetti. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…