Home Lajme Derrat e egër rikthehen në Parkun e Gërmisë

Derrat e egër rikthehen në Parkun e Gërmisë

3 min read
0
0
50
kujtesa

Derrat e egër janë rikthyer në parkun Gërmia pas më shumë se një viti, pasi ata rrezikoheshin të zhdukeshin si pasojë e gjuetisë së paligjshme.

Në një video të publikuar nga Germia Park Wildlife në profilin e saj zyrtat në Facebook mund të shihet një familje derrash të egër  që vrapojnë në pyllin e Parkut të Gërmisë.

“Ne shpresojmë qe kjo video nuk do të bëhet shkak që keqbërësit të vërsulen drejt Parkut në kërkim të derrave, kur dihet fare mirë që gjuetia, në Parkun e Gërmisë është e ndaluar me ligj”, përkujton Germia Park Wildlife.

Postimi i plotë:

“Përmes kësaj videoje, dëshirojmë të ju tregojmë suksesin e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë se Parqeve. Pothuajse pas dy viteve me ndalesën e gjahut në Parkun e Gërmisë, si duket Parku ka filluar ta marrë veten.

Në video shihet një familje derrash të egër, që në Parkun e Gërmisë, ka qenë gati krejtësisht e zhdukur. Gjatë një viti në asnjë rast nuk kemi hasur në tufa të derrit të egër, sepse të gjitha videot që kemi arritur të kapim me kamerën kurth gjithmonë kemi has vetëm në një derr.

Kjo nënkupton që numri i tyre ka qenë në rrezik zhdukjeje, kur dihet që derrat nuk jetojnë vetëm.

Gjithashtu dëshirojmë të ju bëjmë me dije, që video është bërë larg shtegut të Gërmisë dhe nuk paraqet rrezik, të paktën derisa numri i tyre vazhdon të jetë i vogël.

Ne shpresojmë qe kjo video nuk do bëhet shkak që keqbërësit të vërsulen drejtë Parkut në kërkim të derr ave, kur dihet fare mirë që gjuetia, në Parkun e Gërmisë është e ndaluar me ligj”, thuhet në postimin e Germia Park Wildlife. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…