Home Lajme Thaçi: Rënia e Mujë Krasniqit ishte goditje e rëndë por edhe frymëzim për mijëra ushtarë

Thaçi: Rënia e Mujë Krasniqit ishte goditje e rëndë por edhe frymëzim për mijëra ushtarë

3 min read
0
0
41
kujtesa

Presidenti Hashim Thaçi ka përkujtuar komandantin e të UÇK-së, Mujë Krasniqi, në 17 vjetorin e rënies së tij në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Thaçi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Mujë Krasniqi, ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot u bënë 21 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij. Komandant “Kapuçi” ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse ende i pashëruar, ai nuk kishte pranuar të qëndrojë larg luftës, por në kushte të rënda dimri, me plagë në trup dhe me plot armatim ishte nisur drejt frontit në Kosovë.Lexo po ashtu:21 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 luftëtarëve të UÇK-së

Gjatë hyrjes në Kosovë, Muja dhe bashkëluftëtarët e tij kishin rënë në një pritë serbe, ku pas betejës së ashpër dhe thyerjes disa herë të rrethimit, duke u munduar që t’i tërheq luftëtarët e tij, heroikisht ra edhe vetë komandanti, njëri ndër bartësit kryesorë të luftës së UÇK-së plot një dekadë.

Rënia e Mujës dhe e 41 luftëtarëve të tij ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë që pandalshëm po i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, ka thënë Thaçi.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…