

Ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Juventusit u mbyll me fitoren e italianëve me rezultat 2-0, por në fund të ndeshje Cristiano Ronaldo përveç goli u bë protagonist edhe i një situate aspak të mirë.
Portugezi arriti në këtë ndeshje ta gjejë golin, duke e hapur ndeshjen në minutën e 75-të.
Ndeshja gjatë kohë së rregullt u ndërpre dy herë, pasi dy tifozë ndaras u futën në fushë për ta përqafuar Ronaldon.

Cristiano Ronaldo dhe një fans në përqafim . (Photo by Lars Baron/Getty Images)
Njëri ia arriti qëllimit, ndërsa tjetri jo, pasi edhe portugezi iu shmang paksa për ta kapuar pastaj sigurimi.

Ky nuk ia arriti qëllimit . (Photo by Lars Baron/Getty Images)
Por ngjarja më e rëndë ndodhi menjëherë pas vërshëllimës së gjyqtarit, kur tifozi i tret kishte hyrë në fushë në tentim për të bërë një selfie me Ronaldon.
Qëllimi është arritur dhe iu afrua portugezit, por kur donte ta bënte fotografinë sigurimi e ka kapur, ndërsa ai e ka tërhequr Ronaldon njëkohësisht, duke e luhatur paksa.


Ronaldo to a fan: Are you crazy? #Juventus8201:55 PM – Dec 11, 2019Twitter Ads info and privacy235 people are talking about this
Kjo situatë e ka inatosur keq yllin portugez, duke u nervozuar edhe me tifozin.

Video është duke përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale dhe Ronaldo është kthyer në objekt diskutimi.

Në këtë ndeshje u vërejt sigurimi i dobët, pasi tre tifozë arritën të futen brenda fushës. /Telegrafi/