Home Lajme Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

2 min read
0
0
42
kujtesa

Sot mbi vendin tonë do të ndikojnë zona më të qëndrueshme të fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit.

Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, ndërsa ditën do të ketë vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen e natën mundësi për shi.

Nga Atlantiku një ciklon më i fuqishëm pritet të përfshijë rajonin tonë ditën e premte dhe të shtunë, ku priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise malore reshje bore.

Nga dita e diel fusha anticiklonike me masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do sjellin kthjellime dhe rritje të mëtutjeshme të temperaturave mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 12C.

Do të ketë erë të lehtë nga jugu-juglindja 1-5m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale, e nga dita e diel rritje të shpejtë mbi këto vlera.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…