Home Lajme Komuna e Vushtrrisë themelon komision për evidentimin e shtetasve të Shqipërisë të cilët po kërkojnë strehim

Komuna e Vushtrrisë themelon komision për evidentimin e shtetasve të Shqipërisë të cilët po kërkojnë strehim

2 min read
0
0
81
kujtesa

Komuna e Vushtrrisë përmes një  komunikate të bërë për media ka njoftuar se pas tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë, është rritur numri i familjeve të zhvendosura nga Shqipëria që po kërkojnë strehim në këtë qytet.

Për tu përballur me këtë gjendje, komuna e Vushtrrisë sot ka themeluar një Komision për evidentimin e shtetaseve nga Shqipëria të cilët po kërkojnë strehim në këtë komunë, transmeton Telegrafi.

Besim Muzaqi, nënkryetar i komunës tha se komuna e Vushtrrisë është duke përcjellur nga afër këtë proces, e falë edhe bujarisë dhe solidaritetit të qytetarëve vushtrrias, është bërë edhe akomodimi i familjeve nëpër shtëpi private.

Ai thotë se sipas të dhënave që kanë deri më tani numri i familjeve që janë strehuar në Vushtrri është 20.

“Komuna u bënë thirrje shtetasve shqiptar që kanë kërkuar strehim në Vushtrri që të paraqiten për regjistrim në Komunën e Vushtrrisë. Paraqitjen e tyre ata mund ta bëjnë tek sporteli i Qendrës së Shërbimit të qytetarëve në hyrje të objektit të Komunës së Vushtrrisë. Po ashtu, Komuna u bënë thirrje qytetarëve vushtrrias që kanë në dispozicion shtëpi të banueshme dhe që kanë mundësi të akomodojnë në shtëpitë e tyre shtetasit nga Shqipëria, që të lajmërohen në Drejtorinë e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile, te drejtori Bajrush Kosumi ose në telefonin + 383 44 174 029”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…