Home Kulturë Kërkesa ruse për ta ndëshkuar Isa Boletinin

Kërkesa ruse për ta ndëshkuar Isa Boletinin

1 min read
0
0
72
kujtesa

Më 1902, Ambasada ruse i kërkonte Portës së Lartë të ndëshkohet Isa Boletini. “Le Matin” ka botuar të shtunën e 8 nëntorit 1902, në faqen e tretë, një shkrim në lidhje me këto kërkesa. Shkrimi është si më poshtë:

“Kërkesat ruse

Kostandinopojë, 6 nëntor

Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.

Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.

Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë”. /Darsiani/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Kulturë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…