Home Lajme Ekskluzive- Diplomati britanik jep sinjale: Koalicioni VV-LDK shumë shpejt…

Ekskluzive- Diplomati britanik jep sinjale: Koalicioni VV-LDK shumë shpejt…

2 min read
0
0
55
kujtesa

Koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes  Demokratike të Kosovës po duket vështirë i arritshëm edhe pas shumë takimeve në mes të  linderëve të këtyre dy partive. Edhe mbrëmë takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës përfundoj pa ndonjë sukses konkret por me premtimin se bisedimet do të vazhdojnë.

Historikisht arritjet e marrëveshjeve për koalicion në mes partive politike shqiptare kanë qenë vështirë të arritshme pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

Sot në zyret e LDK-së është parë ambasadori britanik Nicholas Abbott i cili ka pasur një takim me kreun e saj Isa Mustafa. Në një prononcim për Indeksonline në dalje pas  këtij takimi,  Ambasadori Nicholas Abbott ka theksuar se ka ardhur të dëgjoj drejpërdrejtë kreun e LDK-së lidhur me ecurinë e negociatave rreth kolaicionit VV-LDK.

“Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër”  ka thënë për Indeksonline Nicholas Abbott.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…