Home Lajme Gjuriq: Policët, gjykatësit e prokurorët serbë do t’i lëshojnë institucionet e Kosovës

Gjuriq: Policët, gjykatësit e prokurorët serbë do t’i lëshojnë institucionet e Kosovës

2 min read
0
0
45
kujtesa

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën, në një konferencë për medie në Beograd ka thënë se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk dëshirojnë të punojnë në kuadër të sistemit kosovar të drejtësisë, sepse ai nuk është sistem i tyre, por sistem me të cilin dëbohen serbët, shkruan sot gazeta Zeri.

Në rast se vërtetohet dënimi prej dy vjetësh i shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndaj ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, institucionet e Kosovës do t’i lëshojnë edhe policët, gjykatësit dhe prokurorët serbë. Kështu ka bërë të ditur lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka thënë se pas asamblistëve të Kuvendit të Zveçanit, të cilët në mbledhjen e fundit të Kuvendit kanë mbështetur propozimin e Listës Serbe për boshatisjen e institucioneve kosovare, një reagim i njëjtë ka ardhur edhe nga gjykatësit dhe prokurorët serbë në gjyqësorin e Kosovës.

Se këta të fundit kanë kërkuar t’i lëshojnë institucionet kosovare të drejtësisë e ka thënë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një konferencë me gazetarët të mbajtur në Beograd.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…