Home Sport Raiola: Ibrahimovic është i lirë të zgjedhë ekipin e ri

Raiola: Ibrahimovic është i lirë të zgjedhë ekipin e ri

2 min read
0
0
43
kujtesa

Agjenti i njohur, Mino Raiola nuk do të ndikoj në destinacionin e ardhshëm të klientit të tij, Zlatan Ibrahimovic, por lë të kuptohet se sulmuesi do kthehet në Serie A.

Sulmuesi suedez është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me LA Galaxy skadoi dhe ka lënë të kuptohet se ai do kthehet në Itali, ku tashmë luajti për Juventusin, Interin dhe Milani.

Ka klube që merren me shërbimet e tij, mbi të gjitha Milani, Bologna dhe Napoli, ndërsa agjenti Raiola ka shtuar se nuk do të ndikoj në destinacionin e ri të Ibras.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet rreth Ibrahimovicit

“Unë jam duke qëndruar në gardh, do të shohim se çfarë ndodh”, ka thënë fillimisht Raiola për La Gazzetta dello Sport.

“Ne jemi burra të lirë, mund të bëjmë zgjedhjet tona. Nuk do të përjashtoj asgjë, duke përfshirë një pension të parakohshëm, por kjo duket e pamundur, pasi Ibra është ende në gjendje të shkëlqyeshme”.Lexo po ashtu:Milani synon prezantimin e Ibrahimovicit në 120 vjetorin e themelimit të klubit

“Ai mund të zgjedhë të shkojë ku të do, nuk ka asgjë për të thënë se ai duhet të kthehet në Itali, pse jo?”.

“Sigurisht, nëse Zlatan do të kthehej, Seria A do të shtonte vlerat, si një spektakël dhe një produkt televiziv. Mund ta imagjinoni se sa vende do të shikojnë në çdo fundjavë…”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…