Home Lajme Onkologu Ilir Kurtishi flet për sëmundjen e kancerit, shkaqet dhe numrin e të prekurve në Kosovë

Onkologu Ilir Kurtishi flet për sëmundjen e kancerit, shkaqet dhe numrin e të prekurve në Kosovë

9 min read
0
0
66
kujtesa

Drejtori i Klinikës Onkologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi një intervistë për Telegrafin ka folur për sëmundjen e kancerit, mënyrën e trajtimit, dhe numrin e të prekurve në vendin tonë.

Kurtishi ka thënë se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit në Kosovë, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë, duke theksuar se tentojnë që ta avancojnë shërbimin e radioterapisë dhe kimioterapisë, duke përdorur teknika të reja të mjekimit të këtyre sëmundjeve.

“Kemi filluar me përdorim të perfusomatëve, që është diçka shumë e mirë, ku kimioterapia jepet në mënyrë të kompjuterizuar. Kemi nevojë për hapësira pak më shumë, sepse fluksi i pacientëve që kërkojnë shërbime te ne është në rritje, që shërbimet të jenë më kualitative”, ka shtuar Kurtishi.

Sipas tij, stafi në Klinikën e Onkologjisë e bëjnë punën më shumë vullnet dhe pasion, në mënyrë që të ketë shërbim modern dhe të mirë, duke qenë kështu për të, konkurrent me vendet tjera të rajonit.

Kurtishi ka thënë se kanceri po konsiderohet si sëmundja e shekullit, sepse sëmundjet malinje sipas tij, janë në vendin e dytë për nga renditja ato që shkaktojnë vdekjet.

“Numri i rasteve të reja të prekur nga kancerit, në bazë të dhënave tona, lëviz nga 1500 deri në 1600 persona, me një marzhë të gabimit deri në 10 për qind, që nuk lajmërohen te ne, por marrin trajtim jashtë Kosovës ose në klinika private”, ka shtuar ai.

Kurtishi ka theksuar se numri i të prekurve me kancer në krahasim më vendet e rajonit, është më mirë, duke shtuar se “jemi aty aty me Maqedoninë me numër të banorëve, derisa vendit fqinj ka dyfish numër më të madh të të prekurve”.

Ai ka thënë se në Kosovë ka më pak të zëmë kancer të prostatës në krahasim me vendet e Evropës, kjo për arsye se sipas tij, në vendet perëndimore popullsia është më në moshë.

“Shkaqet që mund të prekeni nga kanceri, janë të ndryshme: janë të jashtme dhe të brendshme. Te shkaqet e brendshme hyjnë: mosha, gjinia dhe trashëgimia. Faktorë të jashtëm, janë të ndryshëm, sikurse: stili i jetës, mënyra e ushqyerit, faktorët e riskut si rrezet ultravjollce, viruseve, konsumimi jo adekuat i ushqimit, konsumimi i alkoolit, duhanit, mos aktivitetit fizik. Të gjitha këto e bëjnë trupin më të predispozuar që të ketë ndonjë defekt në qelizat tona trupore, ku njëra nga ato mund të jetë ndonjë sëmundje malinje”, ka shtuar Kurtishi.

Onkologu Kurtishi ka folur edhe për pjesëmarrjen e tij në një konferencë ndërkombëtare me profil gjenetik të sëmundjeve malinje, të mbajtur në Mynih të Gjermanisë, e cila sipas tij, ka të bëjë kryesisht më profilin gjenetik të sëmundjeve malinje, dhe mjekimin e tyre sipas të arriturave të fundit.

“Detektohen ato gjene përgjegjëse për tumore, dhe pastaj jepet terapi që i shenjëzohen ato gjene, ku tentohet duke i manipuluar ato gjene të i mashtroj dhe t’i fut në një cikël të vetëvrasjes ato qelizat e këqija që i themi ne, dhe pastaj ta shëroj sëmundjen. Mjekësia po ndryshon për të mirë vazhdimisht. Zbulimet e fundit ndodhin pothuajse çdo here në fushën e Onkologjisë, sidomos me manupulimet me sistemin tonë imun dhe me nivelin gjenetik. Sot në botë bëhet ajo që njihet si tumorbordet, ku ka kaluar nga një nivel klinik në një nivel gjenetik, mbledhen profilet gjenetike të sëmundjes, dhe aty diskutohen një grup ekspertësh, në bazë të atij profili gjenetik jepet edhe terapia. Kjo ka rëndësi shumë të madhe. E njëjta sëmundje mund të sillet ndryshe te individë të ndryshëm. Sepse jemi gjenetikisht të ndryshëm, edhe pse jemi të gjithë njejtë si njerëz, dallojnë gjenet tona, edhe për nga sëmundja”, tha ai.

Kurtishi më tutje ka theksuar se mjekësia ka arritur në atë nivel, ku një tumor i mushkërive sipas tij, do të ketë profil gjenetik të njëjtë me një tumor të trurit, ose tumor të zorrëve.

“Varësisht prej gjenit, ai gjen do të detektohet, do të shihet që është i sëmurë, dhe do të shenjëzohet me informata të caktuara, dhe pastaj do të targetohet me barna të veçanta, që duke e manipulu atë gjen do të sjellin rezultatet e pritura. Rezultatet janë evidente, pacientë që kanë fillu me marrë terapinë me këto barrna, kanë mbijetuar. Ajo është trendi i së ardhmes, që shpresojmë këto pesë vitet e ardhshme të bëhet edhe më shumë. Ky trajtim shpresojmë që të standardizohet për gjithë popullatën”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…