Home Sport Godin: E deshëm fitoren, por barazimi ndaj Romës është i mirë

Godin: E deshëm fitoren, por barazimi ndaj Romës është i mirë

2 min read
0
0
48
kujtesa
Diego Godin  (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Diego Godin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Diego Godin thotë se Interi është i kënaqur me barazimin kundër një rival të fortësi Roma.  

Ekipet u ndanë në San Siro në barazim pa gola, ku Antonio Mirante bëri dy pritje të mëdha ndaj Romelu Lukakut dhe Matias Vecinos.

“Ne jemi të kënaqur me barazimin, sepse ishte një lojë shumë e ashpër kundër një rivali të fortë dhe ne luajtëm mirë”.

Diego Godin . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Sigurisht, ne gjithmonë duam të fitojmë, por nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë duhet të marrësh barazim kundër njërit prej rivalëve të tjerë për titull”.

Nëse Juventusi mundi Lazion nesër në mbrëmje, ata përsëri do të jenë para Interit.

“Ne kemi një sezon të shkëlqyeshëm, jemi duke garuar kokë më kokë me Juventusin në krye të tabelës dhe ndjesitë pas kësaj ndeshje janë shumë të mira, sepse Roma praktikisht nuk pati asnjë goditje në portë”.

Diego Godin (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Turma po brohoriste, ne ndjemë energjinë pozitive nga fansat”, ka thënë Godin për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…